Tre kushurinjtë me mbiemër Lika nga Kurbini kanë pranuar se kanë qëlluar me armë natën e ndërrimit të viteve, ku gjeti vdekjen nga plumbi qorr 16-vjeçari Klajdi Gjeta. Më 2 janar 2018, Policia e Kurbinit ka arrestuar tre persona të cilët kishin kishin qëlluar me armë në lagjen ku vdiq 16 vjeçari në Laç. Tre të arrestuarit lëviznin me një mjet tip benz pa targa si dhe kanë postuar në rrjetet sociale një video teksa qëllonin me armë. Policia ka sekuestrua 19 gëzhoja dhe 1 fishek. Dyshohet se ngjarjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe se vdekja e 16 vjeçarit mund të ketë ardhur nga plumat e qëlluar nga të rinjtë. Të arrestuarit janë Alban Lika, 25 vjeç, Ernis Lika, 20 vjeç, Arber Lika, 18 vjeç, banues në Kurbin./abcnews.al
Vdekja e 16 vjeçarit, të arrestuarit pranojnë që qëlluan me armë
schedule12:24 - 3 Janar, 2018
schedule 12:24 - 3 Janar, 2018