Strategji për bizneset inovative/ Ibrahimaj: 22 milionë euro financime për nxitjen e tyre

schedule14:27 - 12 Prill, 2024

schedule 14:27 - 12 Prill, 2024

22 milionë euro do të investojë qeveria shqiptare për të nxitur sipërmarrjet innovative.

Ministrja për Sipërmarrjen Delina Ibrahimaj ka prezantuar strategjinë kombëtare për vitin 2024-2030 e cila parashikon marrjen e një sërë masash për mbështetetjen e bizneseve të reja.

Çdo biznes do të mund të ofrojë sugjerime për të përmirësuar dokumentin deri në fund të muajit Prill 2024.

Në qendër të kësaj strategjie është rritja dhe fuqizimi i rolit të sipërmarrësit, përmes nxitjes së inovacionit, zhvillimit të talenteve vendase, krijimit të ambienteve të përshtatshme për rritje dhe zhvillim, si dhe mbështetjes së financimit dhe politikave të përshtatshme për sipërmarrjen./abcnews.al