Një magazinë me pajisje eletrike është përfshirë nga flakët më Shijak. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “4-rrugët e Shijakut”.
Automjetet e zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Përveç dëmeve materiale, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Ndërkaq, do të jetë grupi hetimor, i cili ka nisur punën që do të përcaktojë shkaqet që çuan në rënien e zjarrit./abcnews.al