Kryeministri Kanadez Justin Trudeau ka mbrojtur publikisht përpjekjet e qeverisë së tij për të siguruar integritetin e zgjedhjeve parlamentare në një hetim publik që po bëhet mbi ndërhyrjet e huaja në proceset zgjedhore në Kanada.
Trudeau dha një dëshmi publike mbrëmjen e të mërkurës përpara Komisionit të Ndërhyrjes së Jashtme.
Deklarata e Kryeministrit Kanadez vjen pasi një dokument nga Shëbrimi Informativ i Sigurisë atje zbuloi se agjencia e Spiunazhit Kinez kishte ndërhyrë në mënyrë klandestine në dy proceset e fundit zgjedhore. Sipas Inteligjencës Kanadeze ndërhyrje nga agjent të huaj ka pasur edhe nga India.
Kryeministri Kanadez Deklaroi se zgjedhjet e fundit parlamentare në vitin 2019 dhe në vitin 2021 kishin qënë të lira dhe të drejta dhe mbi gjithcka kishte vendosur vetëm populli kanadez.
Truedeu u shpreh se ishte informuar me pare nga Sherbimet e Inteligjences ne Vend mbi nderhyrjet e huaja ne proceset zgjedhore ne Kanada, megjithate ai shtoi se nuk mund te ndermerrte veprime pasi informacionet qe kishin marre ishin tejete te ndjeshme dhe ende te pakonfirmuara. Ne disa prej rasteve behej fjale edhe per informcione te klasifikuara shtoi ai.
Sipas zbulimint nga Agjencia e Inteligjencës në Kanada mbi ndërhyrjen e aktorëve të huaj në zgjedhjet parlamentare, në vitin 2019 studentët ndërkombëtar nga Kina dyshohet se u detyruan që të mbështesin një kandidat liberal që financohej nga Pekini.
Kina kishte paguar shpenzimet që një autobus I madh me student ndërkombëtar të udhëtonte drejt kryeqytetit Kanadez në mënyrë që të mund të ndihmonin shtetasin Kinez Han Dong që të fitonte nominimin brenda partise Liberale, partise se vete Kryeministrit Kanadaz. Ky kandidat pasi mori nomiminin nga partia e tij u be deputet ne Parlamentin Kanadez.
/abcnews.al