Kanë mjaftuar vetëm 6 minuta, për të gjetur golin e parë të sfidës, me “Los Colchoneros” e Atletico Madrid, që kanë çuar “peshë”, “Metropolitano Stadium”, të Madridit, duke gjetur golin e parë të sfidës, ndaj “Verdhezinjve” të Borussia Dortmund.
Një gabim trashanik, në paravijën gjermane, nuk është lënë pa u ndëshkuar nga djemtë e Diego Simeone, me “fantazistin” argjentinas, Rodrigo De Paul, që ka arritur të dërgojë topin, në rrjetën e Kobel. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al