Meta apel brenda godinës së teatrit: Rrezikohet sovraniteti i shtetit

schedule13:55 - 4 Nëntor, 2019

schedule 13:55 - 4 Nëntor, 2019

Mbështetjen e tij për rezistencën e artistëve të Teatrit Kombëtar,  Ilir Meta e kishte shprehur përmes akteve të tij, kur rrëzoi dy herë ligjin që vuloste prishjen e godinës. Por fizikisht në ambientet e godinës së Teatrit, Ilir Meta hyri vetëm paraditen e të hënës ku sërish qëllimi ishte mbrojtja e vlerave historike dhe kulturore të godinës.

Ekspozita “Notre Dramë de Tiranë” e piktorit Avni Delvina e nxiti kreun e shtetit t’i kujtonte politikës se nëse shqiptarët nuk gëzojnë sovranitet për të shprehur mendimet dhe bindjet e tyre rrezikohet edhe vetë sovraniteti i Shtetit.

Veprën ku vetë ai ishte personazh kryesor si i vetmi institucion që ka treguar mbështetje për kauzën e Teatrit Kombëtar, Meta e shoqëroi me buzëqeshje

Por artistëve i kujtoi se  ka bërë vetëm detyrën duke mbrojtur identitetin kombëtar.

Politikës i kërkoi vetëm dialog dhe transparencë.

Presidenti la pa përgjigje pyetjen se kur do të marrë një vendim për të shpallur zgjedhje të pjesshme në Vorë, bashkinë ku që nga dita e premte godina ka ngelur pa drejtues pas heqjes së mandatit nga KQZ të Agim Kajmakut./abcnews.al