Vrasje e djemve të udhëheqësit të Hamasit, ekspertët: Marrëdhëniet Izrael-SHBA mund të komplikohen

schedule19:36 - 10 Prill, 2024

schedule 19:36 - 10 Prill, 2024

Tre djemtë e udhëheqësit të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, janë vrarë në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës.

Lajmi fillimisht u publikua nga mediat e Hamasit dhe më pas u konfirmua nga Haniyeh, ndërsa akuzoi Izraelin se po nxit hakmarrje.

Ekspertët janë shprehur të shqetësuar pas kësaj ngjarje, pasi mendojnë se kjo situatë mund të vështirësojë marrëdhëniet mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit amerikan, Joe Biden. Marrëdhënie të cilat kohët e fundit janë parë të tensionuara, ndërsa Biden ka shtuar kritikat ndaj kryeministrit izraelit gjatë 24 orëve.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!