ITALI- Një shpërthim ka ndodhur pasditen e të martës në një hidrocentral në zonën e Bolonjës në Itali. Sipas mediave italiane të paktën tre persona kanë humbur jetën.
Si pasojë e këtij shpërthimi disa persona kanë pësuar djegie të rënda, ndërsa shtatë të tjerë rezultojnë të zhdukur, raporton TG COM.
Disa ambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë të plagosurve, dhe disa të tjerë janë transportuar me urgjencë në spitale. Ndërsa policia dhe ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë kërkimet.
/abcnews.al/