Segmenti 3 kilometra i aksit Kukës-Morinë në Rrugën e Kombit, prej kësaj të hëne do të jetë i bllokuar deri në përfundimin e punimeve për përafrimin e urës se re në bazament.
Mjetet nuk do të lejohen të kalojnë në këtë aks përgjate gjithe javes.
Sipas njoftimit zyrtar të Kompanisë Konçensionare, devijimi i lëvizjes së mjeteve bëhet te Ura e Drinit të Zi, Rruga hyrëse në qytetin e Kukësit ndërsa dalja për në Kosovë kryhet në nyjën e Shtiqenit.
Ndërsa për lëvizjen Morin – Milot, devijimi i lëvizjes bëhet tek rrampa dalëse e mbikalimit të Gostilit tek nyja e re e aeroportit dhe dalja në urën e Drinit të Zi.
Policia ka marre masa për të menaxhuar trafikun që mund të krijohet nga ky devijim ndwrsa drejtuesve të mjeteve u kërkohet të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të respektojnë me rigorozitet sinjalistikën rrugore.
Ura e re e Kukësit do të jetë e gati në nisje të sezonin të ri turistik dhe pritet t`i japë
zgjodhje problemit të trafikut që krijohej gjatë verës.