Kritikat e legjendës angleze, Lineker: VAR-i vrasësi i futbollit, po na sëmur!

schedule09:13 - 4 Nëntor, 2019

schedule 09:13 - 4 Nëntor, 2019

Gary Lineker e thotë gjithmonë mendimin e tij. Ish-sulmuesi i famshëm i Anglisë është kundër VAR-it. Teknologjia po ia shpif dhe 58-vjeçari proteston ashpër.

Pavarësisht se lindi për të minimizuar gabimet e arbitrave, teknologjia po krijon kaos dhe vonesa të mëdha, edhe pse nuk mohohet se në shumë raste ka ndikuar për mirë.

Gary Lineker

Lineker ka reaguar me një postim në rrjetet sociale, aty ku sulmon teknologjinë dhe kohën e gjatë që po merr për të vendosur për episodet e ndryshme që ndodhin gjatë një ndeshje.

VAR-i po vret futbollin dhe po në sëmur. Nuk po përdoret për të korrigjuar gabimet. Nëse harxhohet kaq shumë kohë për t’u konsultuar, është e qartë që nuk është më gabimi i trajnerit por i teknologjisë“, thekson Gary Lineker. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!