Lewis Hamilton ka fituar titullin e gjashtë kampion bote në Formula 1. Piloti britanik e kishte thuajse të siguruar këtë titull, por në garën e sotme në Amerikë, nuk duhet të renditej poshtë vendit të tetë, në rast se Bottas, shoku i tij i skuadrës, renditej i pari.
Hamilton, si kampion i vërtetë, bëri një garë pa u trembur, duke tentuar të parakalojë këdo i dilte përpara. Britaniku në fund, e mbylli garën në vend të dytë, ku kishte një betejë të fortë me pilotin e Red Bull, Max Versstapen në vend të tretë dhe Valteri Bottas, në vend të parë.
Një tjetër garë për t’u harruar për dy pilotët e Ferrarit. Sebastian Vettel nuk e mbylli garën, pasi makina e tij pati një problem në anën e djathtë të lidhjes së gomave. Ndërsa Leclerc, u rendit i katërti, duke e humbur një vend në podium./abcnews.al