Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dolën kundër rregjistrimit të popullsisë në Kosovë/ Veliu: Politikat agresive të Kurtit bën që serbët besnikë të manipulohen

schedule16:53 - 5 Prill, 2024

schedule 16:53 - 5 Prill, 2024

Lulzim Veliu nga Shoqata Identitet ka folur në studion e “Ballkan Update” për nisjen e procesit të rregjistrimit të popullësisë së Kosovës dhe refuzimin e serbëve.

Ai ka thënë se ka shumë serbë që e pranojnë republikën e Kosovës, por politikat agresive të qeverisë së Kosovës bëjnë që këta serbë besnikë të manipulohen dhe të bien pre e politikave nacionaliste të Vuçiçit.

Sipas Veliut, nuk duhet të harrojmë fushatën parazagjedhore të kryeministrit Albin Kurti, i cili premtoi që do të ketë dialog me serbët lokalë, por një gjë të tillë nuk e bëri asnjëherë.

“Prej disa vitesh është trumbetuar shumë rreth rregjistrimit të mërgatës shqiptare, gjë që nuk është bërë asnjëherë. Një regjistrim i mërgatës nuk bëhet vetëm në forma online apo siç e kanë praktikuar duke pritur me bakllava në aeroportin e Prishtinës, por duhet një formë pak më konkrete dhe pak më dinamike për realizimin e këtij procesi. Mirëpo, si do që të jetë, unë mendoj që është shumë e rëndësishme për Kosovën, kjo çfarë po ndodh tani me refuzimin sërish të komunitetit serb për mospjesëmrrje në procesin e regjistrimit të qytetarëve të Kosovës. Këtu ne një gjë duhet të kujtojmë, që në Kosovë ne kemi shumë serbë që janë lojal ndaj shtetit të Kosovës, mirëpo politikat agresive të qeverisë së Kosovës, pastaj veprimet e tyre që shkojnë në kundërshtim me vendet Perëndimore, duke shkuar deri te vizita e fundit e kryeministrit Kurti, bëjnë që këta serbë lojalë të manipulohen dhe të bien pre të politikave nacionaliste të Vuçiçit. Pra, edhe mos t’i qendrojnë besnik shtetit të Kosovës.

Një situatë që e kemi aktualisht, po flasim që nga shtatori i vitit të kaluar, por edhe më herët, problemi me targat kur komuniteti serb u largua tërësisht nga institucionet e Kosovës, nuk ka qene moment i mirë për regjistrimin e popullësisë. Unë mendoj që është dashur të krijohet një kohë më e përshtatshme, është dashur të krijohen klima dhe informimi është pjesa kryesore e këtij procesi. Nuk duhet të harrojmë fushatën parazagjedhore të kryeministrit Albin Kurti, i cili premtoi që do të ketë dialog me serbët lokalë. Për mendimin tim do të ishte diçka shumë e mirë dhe nëse do të ishte arritur dhe ta lëjë jashtë loje Vuçiçin dhe republikën e Serbisë, mirëpo një gjë të tillë asnjëherë nuk e bëri. Por ai çohet dhe provokon serbët duke vizituar pjesën veriore me njësitë speciale dhe duke takuar vetëm drejtuesit e komunave. Pra, këto janë disa faktorë që ndikojnë jo vetëm në raportin e ndërkombëtarëve, por dhe në marrëdhëniet, por dhe në zhvillimin ekonomik të vendit”, u shpreh Veliu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!