SHKODËR- Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 25-vjeçar, autor i dyshuar për plagosjen e një të riu në Velipojë. I plagosur mbeti Emiljani Paloka, 27-vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Fillimisht dyshohet se plagosja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit mes të plagosurit dhe 25-vjeçarit. Grupi hetimor vijon punën për lokalizimin dhe më pas kapjen e autorit të dyshuar./abcnews.al