Një aksident ndodhi ditën e enjte në rrugën “Gjuhadol” në Shkodër.
Drejtuesi i mjetit, 29 vjeç, përplasi me makinë një person, ku për pasojë është duke u proceduar në gjendje të lirë.
Për sa i përket të lënduarit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 29 vjeç, banues në Shkodër, drejtuesi i automjetit që dyshohet se aksidentoi një person, që lëvizte me biçikletë, në rrugën “Gjuhadol””, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

