Birçe: E dominuam Kukësin, sot na mungoi fati

schedule15:54 - 3 Nëntor, 2019

schedule 15:54 - 3 Nëntor, 2019

Luan Birçe është trajneri momentalisht te Flamurtari. Edhe me Skënderbeun vlonjatët u paraqitën mirë dhe morën një pikë, kurse sot fatkeqësisht kuqezinjtë u mposhtën. Trajneri i Flamurtarit, në lidhjen direkte me emisionin  “Gol pas Goli” në Supersport, tha:

“E thatë edhe ju, dominuam në pjesën më të madhe të lojës. Duhet edhe fat, u përpoqëm dhe krijuam raste. Kishim mungesa, por i përgëzoj çunat për ndeshjen e bërë. Futbolli do edhe fat, siç e thashë. Edhe në ndeshjen e kaluar kishim raste dhe mund të fitonim.

Do shikojmë ndeshjet e ardhshme. Më kënaq fakti që ekipi po luan mirë. Çfarë t’i them Sukajt, Hoxhës, Ribajt? Është çështje fati. Bëmë përpjekje maksimale, kaq ishin mundësitë tona”.

“Udhëzova të ishim skuadër e shkurtër, 30 metra. Kjo bënte të dilnim me disa lojtarë përpara. Zgjedhja e trajnerit është e drejtë e presidentit. Për mua nuk është problem. Dua ta përshëndes edhe Sadedinin, që e ka bërë mirë punë. Mentaliteti i ekipit ndryshon kur vjen trajner i ri, ndaj edhe po bëhet lojë e mirë. Është detyrim që të japin të gjithë shpirtin në fushë, pavarësisht gjendjes ekonomike të klubit”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!