Një aksident është regjistruar pasditen e së enjtes në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Rrreth orës 16:20, kamioni me drejtues një 55-vjeçar, është përplasur me një automjet.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit 36- vjeçari dhe nëna e tij rreth 61 vjeçe, të cilët janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

