Ngjarja e Kavajës, Apeli lë në burg Bledar Toçin

schedule12:25 - 3 Nëntor, 2019

schedule 12:25 - 3 Nëntor, 2019

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg policin Bledar Toçi, i akuzuar për vrasjen e Dritan Haxhollit.

Në seancën e sotme gjykata ka lënë  në fuqi masën “arrest me burg” për Toçin, dhënë më herët nga gjykata e Kavajës.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak javë më parë në banesën e Marsida Qatjas në Kavajë.

Efektivi i burgjeve pas një konflikti në banesën e Qatjas qëlloi me armë Haxhollin duke e lënë të vdekur në vend.

Fillimisht u tha se 30-vjeçarja ishte “mollë sherri” për ngjarjen e rëndë, ndërsa prokuroria  heton edhe pistën e prishjes së pazareve të drogës.

Gjykata e Kavajës ka dhënë po ashtu masën “detyrim paraqitje” për Qatjan, ndërsa është thirrur disa herë për t’u marrë në pyetje për shkak të dëshmive të saj kontradiktore./abcnews.al