BE cakton afatin, Shqipëria të mbyllë negociatat brenda vitit 2027. Komsionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos zbuloi para Parlamentit Europian, Paketën e Zgjerimit, me udhërrëfyesin e posaccëm që i cakton Shqipërisë fundin e dhjetorit 2027 si afatin për të mbyllur negociatat me BE.
Vlerësimi i Kos për Shqipërinë në përgjithësi ishte pozitiv, duke theksuar se Tirana Zyrtare ka punuar mirë me progresin në reformat kyçe.
Megjithatë BE i ka lënë detyrat Shqipërisë, për të avancuar me fushat kryesore, të zbatimit të ligjit, lirisë së medias ndërsa ka kërkuar që prioritet të jetë dhe mbrojtja e mjedisit.
“Ritmi me të cilin Shqipëria po bën përparim në reformat e BE-së, është një shenjë e angazhimit të saj ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian. Janë bërë përparime në zbatimin e reformave kyçe. Këtë vit u arrit një moment historik i rëndësishëm me pikat referuese të ndërmjetme për temat themelore. Që atëherë, Shqipëria ka mbyllur katër kapituj dhe po punon për të përmbushur pikat referuese të mbylljes për kapituj të mëtejshëm. Në të njëjtën kohë, do të duhet të shohim fokus dhe përparim të vazhdueshëm në fushat kyçe. Kjo është e rëndësishme që Shqipëria të përmbushë objektivin e saj ambicioz, por të arritshëm, të mbylljes së negociatave deri në fund të vitit 2027“, theksoi ajo./abcnews.al


