Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përplasi me makinë një person, e pëson 36-vjeçarja në Shkodër

schedule10:02 - 3 Prill, 2024

schedule 10:02 - 3 Prill, 2024

Nis procedimi në gjendje të lirë për një 36-vjeçare, e cila përplasi me makinë një person në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur të martën që lamë pas në lagjen “Partizani”.

36-vjeçarja akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkohë i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në lagjen “Partizani”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasen  36 vjeçe, banuese në Shkodër, drejtuesja e automjetit që dyshohet se ka aksidentuar një shtetas që lëvizte me biçikletë, i cili është jashtë rrezikut për jetën. “, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!