Vrasja e punonjësve humanitarë në Gaza, Netanyahu: U goditën pa dashje, gjëra që ndodhin në luftë

schedule18:33 - 2 Prill, 2024

schedule 18:33 - 2 Prill, 2024

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka folur për vdekjen e shtatë punonjësve të ndihmave humanitare të vrarë në Gaza teksa përpiqeshin të dërgonin ndihma për popullsinë e uritur atje, duke thënë se “kjo ndodh në kohë lufte”.

Netanyahu e përshkroi atë si “një rast tragjik të forcave izraelite që godasin pa dashje njerëz të pafajshëm në Rripin e Gazës”, shkruan The Guardian.

“Kjo ndodh në kohë lufte. Ne jemi duke e shqyrtuar plotësisht, jemi në kontakt me qeveritë dhe do të bëjmë gjithçka që të mos ndodhë më”, theksoi Netanyahu.

Ushtria izraelite njoftoi se një ent i pavarur ushtarak, Mekanizmi i Gjetjes dhe Vlerësimit të Fakteve, do të hetojë sulmin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!