Me rastin e marrëdhënieve të tensionuara të Rusisë me Perëndimin, Finlanda ka ringjallur “diplomacinë e saj me sauna” të famshme për të shmangur përpjekjet për infiltrim të spiunëve të Kremlinit.
Telegrafi raporton se relaksimi në sauna është aq i popullarizuar në Finlandë, saqë jo vetëm që nuk veshin peshqir brenda, por finlandezët thonë me shaka: “Saunat janë më të shumta se ne” .
Ambasadori finlandez në Gjermani, Kai Sauer, pohoi se falë saunës, bisedat private mund të zhvillohen pa qenë në gjendje t’i shikojë askush. Në fakt, edhe nëse i del rruga, nuk do të jetë në gjendje të kuptojë se çfarë po ndodh dhe kjo për dy arsye.
Së pari, për shkak se zyrtarët ecin lakuriq në zonë, askush me një aparat regjistrimi nuk mund të hyjë. Së dyti, ata që marrin pjesë në sauna nuk vishen në mënyrë diskrete dhe as nuk bien në sy lehtësisht në avull. Kështu, njeriu vështirë se mund ta perceptojë se kush po flet, në rast se nuk e njeh.
“Ju mund të diskutoni koncepte dhe ide dhe gjëra që nuk do të mund t’i diskutoni domosdoshmërisht në zyrën tuaj,” argumentoi Kai Sauer./abcnews.al