Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për “Tirana Live” në ABC News, foli për listat e hapura.
Ai tha se është për listat e përbashkëta, ndërsa në lidhje me Lulzim Bashën tha që ky i fundit do dalë i vetëm.
Lulzim Basha ka premtuar për listat e hapura, por deri më tani listat nuk janë konkretizuar. Sipas demokratit listat e hapura do i shërbejnë qytetarëve. Ndër të tjera Basha ka thnë se PD-së i duhen lista të hapura, votim elektronik, baraza e votës dhe votë e diasporës.
“Ne nuk kemi asnjë shans të fillojmë seleksionimin e kandidaturave pa ditur rregullat e lojës. Nëse listat janë të hapura je i detyruar të fusësh 140 kandidatë. Pavarësisht se kush janë kushtet ai do dalë vetëm. Ndërkohë ne kemi thënë që varet. Unë nuk kam deklaruar se do dal vetëm nëse listat janë të mbyllura. I bën dëm edhe grupimit të madh listat e mbyllura. Janë të detyruar të dyja palët që të fusin një kandidat. Nëse janë të hapura, do garoj me 14 të mitë.”, përfundoi Duka.