Mbyllen qendrat e votimit për zgjedhjet komunale në Turqi. Pjesëmarrja ka qenë shumë e lartë, prej më shumë se 61 milionë votuesish me të drejtë vote në 81 provinca.
Votimi filloi në orën 07:00, në 32 provincat lindore të Turqisë për zgjedhjet komunale dhe përfundoi në orën 16:00, ndërsa në provincat e mbetura votimi filloi një orë më vonë.
Gjithsej 12,725 kandidatë, përfshirë 653 të pavarur, hynë në këtë garë. Në Stamboll ka një numër rekord prej 49 kandidatësh për kryetar bashkie të metropolit, me 22 që përfaqësojnë partitë politike dhe 27 konkurrojnë në mënyrë të pavarur.Mirëpo, në bashkinë metropolitane të Stambollit, “dueli” zhvillohet mes kryebashkiakut aktual Ekrem Imamoglu dhe të zgjedhurit të presidentit Erdogan, Murat Kurum.
/abcnews.al/