Kancelari gjerman Olaf Scholz ka siguruar sërish ndihmën e vendit të tij për Ukrainën, duke thënë se kjo është e nevojshme për shkak të interesave të sigurisë së Gjermanisë.
“Ne të gjithë aspirojmë për një botë më paqësore,” tha ai në fjalimin e tij drejtuar kombit me rastin e Pashkëve.
Scholz vuri në dukje se paqja nuk mund të ekzistojë pa drejtësi dhe për këtë arsye, Gjermania “do të mbështesë Ukrainën në luftën e saj për një botë të drejtë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ne gjithashtu po e bëjmë këtë për hir tonë, për sigurinë tonë,” këmbënguli ai.
Gjermania është furnizuesi i dytë më i madh i armëve në Ukrainë pas SHBA-së. Berlini deri më tani ka ndarë rreth 28 miliardë euro ndihmë ushtarake për Kievin dhe angazhimet e ardhshme. Pala ruse ka theksuar vazhdimisht se furnizimet me armë për regjimin e Kievit vetëm do të zgjasin konfliktin në Ukrainë./abcnews.al