Vetëm 2% e popullsisë në glob kanë të njëjtin grup gjaku me të, shqiptarja tregon historinë e jetës: Kam 16 vite që ndihmojë njerëz

schedule09:44 - 29 Mars, 2024

schedule 09:44 - 29 Mars, 2024

Albana Pergjini është një dhuruese gjaku prej 16 vitesh, kjo pasi ajo ka një grup gjaku që i përket vetëm 1% e popullatës shqiptare dhe 2% në glob.

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo tregoi historinë e saj të jetës, se në fillim prindërit nuk ishin dakord, ndërsa tani edhe ata vetë dhurojnë gjak për të ndihmuar të tjerët.

Albana ka rrëfyer se në shoqatë e trajtojnë si një diamant, pasi ajo mund t’i jap gjak çdo grupi.

“Unë jam AB negativ, jam 2% i popullsisë në glob dhe aty ku jam pjesë e një shoqate, mbahem në formë diamanti, pasi në Shqipëri janë dhurues shumë të paktë dhe shumë të paktë në këtë grup.

Unë dhuroj shpesh gjak. Kam një histori të gjatë me dhurimin e gjakut, diku te 16 vite, që nuk jam shkëputur asnjëherë përveç rasteve kur nuk është e mundur si shtatzënitë, ndërsa sapo kam mbaruar periudha, jam rikthyer.

Unë kam qenë në kontakt me dhurimin e gjakut në vitet 2000, falë një doktori italian që jeton në veriun e Shqipërisë. Familjarët e mi nuk kanë qene dakord, pasi nuk e njihnin procedurën, thoshin që të japësh gjak rrezikon dhe unë i kam gënjyer realisht, i kam thënë do shkoj të bëj ca analiza dhe kam bërë dhurimin e parë të gjakut.

E imja është një raport dashurie me tjetrin, pa asnjë lloj interesi, unë jap, i përgjigjem thirrjeve dhe emergjencave, edhe familjarisht, pasi në familjen time jemi tre persona me të njëjtën grup gjaku”, u shpreh Albana./abcnews.al