Të paktën nëntë libanezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore izraelite që synonin dy qytete në Libanin jugor të mërkurën, duke e çuar numrin e civilëve të vdekur në 57 që nga tetori i kaluar, raportoi media shtetërore.
“Të paktën 6 libanezë u martirizuan dhe disa të tjerë u plagosën për shkak të një sulmi ajror izraelit që synonte qytetin Tayr Harfa në rrethin e Tiros”, sipas Agjencisë Kombëtare të Lajmeve.
Agjencia e lajmeve shtoi se “një tjetër sulm ajror izraelit shënjestroi një kafene në qytetin Naqoura, duke rezultuar në martirizimin e tre libanezëve dhe plagosjen e disa të tjerëve”.
Ushtria izraelite tha se kreu sulme ajrore në qytetet Naqoura dhe Tayr Harfa. /abcnews.al