Pesë persona janë arrestuar në zonën e “Freskut” në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Repishti”.
Gazetari i ABC News, Ervin Leka raporton se sektori i anti-trafiqeve ka mundur të sekuestrojë armë zjarri në bagazhin e një automjeti.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar një automjeti tip “BMW”. Gjatë kontrollit të automjetit dhe në një valixhe në bagazh, u gjetën dhe sekuestruan 9 armë zjarri, 4 automatikë dhe 5 pushkë me krëhër e municion luftarak.
Këta shtetas, pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për t’i shitur tek persona të tjerë. /abcnews.al


