Historiani dhe akademiku, Marenglen Verli ka botuar së fundmi librin “Shqipëria në dokumentet amerikane 1945”. I ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ai ka ndarë detaje nga ky libër, duke theksuar se meritën më të madhe e ka bashkëpunëtori Arbër Hadri, i cili solli dokumentet nga SHBA.
“Shqipëria në dokumentet amerikane 1945” është një libër që do të pasohet si vëllëmi i parë ky, edhe nga dy të tjerë, ndoshta dhe të tjerë më vonë. Por tre vëllime janë llogaritur për vitin 1945, të cilat janë deklasifikuar si dokumente kohët e fundit, janë me interes. Pati meritë që i solli prej SHBA, Arbër Hadri dhe bashkarisht punuam që në këtë periudhë të parë të vitit në vëllimin e parë të përfshinim dokumentet e korrespondencës së përfaqësuesve diplomatëve të SHBA në Shqipëri me qendrën në Uashington, por dhe me stacionimet e tjera të diplomatëve amerikanë në Egjipt apo Itali, meqenëse jemi në periudhën që ende nuk ka mbaruar lufta botërore, funksionon dhe këtu një numër i madh diplomatësh dhe ushtarakësh të kohës”, u shpreh Verli.
Më tej, ai zbuloi se si ka qenë jeta e tij mes dokumenteve historik:
“Jeta mes dokumenteve historik, është jeta e dikujt që e ka dashur historinë, pastaj duke u zhytur gjithnjë e më thellë ka shkuar nga librat e tjerëve të shkruara për historinë te dokumentet për të shkruar dhe pak vetë për historinë”./abcnews.al