“Sulmi terrorist në Moskë ngjalli frikë në Francë”, Abazi: U shoqërua me rritje të gatishmërisë së sigurisë

schedule21:47 - 25 Mars, 2024

schedule 21:47 - 25 Mars, 2024

Ekspertja për marrëdhëniet ndërkombëtare Enika Abazi përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë për emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për sulmin terrorist në Moskë dhe situatën e krijuar në Francë.

Ajo tha se sulmi terrorist me 137 të vrarë në sallën e koncerteve të Moskë ngjalli frikë në Francë, pasi përngjason me atentatin e vitit 2015. Ndër të tjera ajo tha se sulmi terrorist në Moskë u shoqërua me rritje të gatishmërisë në nivelin e qeverisë.

Nga sulmi terrorist në Paris të Francës humbën jetën 130 njerëz dhe u plagosën mbi 250 të tjerë.

Ky antentat te francezët ngjalli atë ndjesinë e vitit 2015. Kjo u shoqërua me rritje gatishmërie në nivelin e qeverisë.  Edhe pse dje ishte e diel, Macron mblodhi urgjent këshillin e sigurisë për të oparë se si duhet të reagojë Francë për problemet e sigurisë. Për më tepër që jemi para lojërave olimpike, vazhdimisht është diskutuar për problemet e sigurisë. Fakti që ndodhi ky antenat në Moskë sjell në fokus atentatet terroriste. Tani doli në pah faktio që mund të kemi një rrezik atentati të ardhur dhe nga jashtë dhe ky do ishte problem për sigurinë në Francë dhe zhvillimin e Lojërave Olimpike.

Deri më sot mendohej që rreziku më i madh ishte lufta në Ukrainë dhe rreziku rus, ndërsa sot kujtohet se duhet kthyer vëmendja nga atentatet terroriste. Ishte në samit i BE para dy ditësh ku çështje kryesore kishte problemet e sigurisë.  Në Francë po thuhet se “A duhet tashmë të konsiderojmë që Rusia është rrezik, apo ai terrorist?”.”, tha ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!