Rakitic merr vendim, zbulohet e ardhmja e mesfushorit

schedule18:19 - 1 Nëntor, 2019

schedule 18:19 - 1 Nëntor, 2019

Ivan Rakitic e ka ndarë mendjen. Kroati ka vendosur të largohet nga Barcelona dhe po pret me padurim merkaton e janarit. Mesfushori numëron vetëm 197 minuta aktivizim në kampionat, 36 të tilla në Champions League dhe Ernesto Valverde nuk e sheh më si titullar.

Interi dhe Juventusi janë gati t’i dhurojnë një fanellë titullari, por Rakitic mund të vazhdojë karrierën në La Liga. Fox Sports raporton se e ardhmja e tij quhet Atletico Madrid. Diego Simeone e kërkon me çdo kusht dhe i ka dhënë “urdhër” drejtuesve të gjejnë akordin me klubin katalanas.

“Colchoneros” janë gati të paguajnë 35 milionë euro për kartonin e 31-vjeçarit dhe ky opsion e tundon nënkampionin e botës. Familja e tij gjendet për mrekulli në Spanjë dhe do preferonin transferimin në kryeqytet përpara vazhdimit të jetës në Milano apo Torino. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!