Kremlini: Jemi në luftë për shkak të ndërhyrjes perëndimore në Ukrainë

schedule10:39 - 22 Mars, 2024

schedule 10:39 - 22 Mars, 2024

Rusia e konsideron veten në një gjendje lufte për shkak të ndërhyrjes së Perëndimit në anën e Ukrainës, ka thënë këtë të premte zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, sipas agjencisë së lajmeve TASS.

Peskov u citua gjithashtu të ketë thënë se Moska duhet të “çlirojë” plotësisht “rajonet e saj të reja” për të garantuar sigurinë e njerëzve atje, një referencë për katër rajonet ukrainase që Rusia pretendoi se i kishte aneksuar në vitin 2022.

Kievi thotë se aneksimi i Rusisë ishte një rrëmbim i paligjshëm i tokës dhe se ai nuk do të pushojë derisa çdo ushtar rus të dëbohet nga toka e tij. /abcnews.al