Kanadaja pezullon dërgesat e armëve në Izrael

schedule09:41 - 20 Mars, 2024

schedule 09:41 - 20 Mars, 2024

Kanadaja do të ndalojë dërgesat e armëve në Izrael, sipas një burimi qeveritar, të martën, pas një votimi jodetyrues në parlament për këtë çështje.

“Ne jemi në një situatë ku realiteti në terren nuk na lejon më” të eksportojmë armë në Izrael”, thuhet në deklaratë.

Parlamenti kanadez miratoi të hënën një rezolutë jodetyruese në favor të “një armëpushimi të menjëhershëm” në luftën midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

“Pas datës 7 tetor kemi miratuar vetëm dërgimin e pajisjeve jovdekjeprurëse. Dhe, duke pasur parasysh zhvillimin e shpejtë të situatës në terren, ne nuk kemi miratuar asnjë leje që nga 8 janari”, tha Ministrja e Jashtme kanadeze Melanie Jolie, e cila vizitoi Lindjen e Mesme javën e kaluar.

Ndërsa theksoi se Izraeli ka të drejtë të mbrohet, kryeministri kanadez Justin Trudeau ka filluar të mbajë një qëndrim gjithnjë e më kritik ndaj operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, të cilat po kryhen si hakmarrje për sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!