Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Zero tolerancë ndaj shtetasve që kryejnë krime të dhunshme”, ambasada e SHBA: DASH po anulon vizat për …

schedule15:59 - 20 Gusht, 2026

schedule 15:59 - 20 Gusht, 2026

Ambasada e SHBA-së ka njoftuar se, nën administratën e Presidentit Donald Trump, Departamenti i Shtetit po ndërmerr masa për anulimin e vizave të shtetasve të huaj që kryejnë vepra penale, nxisin dhunë ndaj qytetarëve amerikanë ose përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Sipas autoriteteve amerikane, masa synon të forcojë kontrollin ndaj shtetasve të huaj që ndodhen ose kërkojnë të hyjnë në territorin e SHBA-së dhe që mund të përbëjnë rrezik për sigurinë publike apo kombëtare.



“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare.”-shkruan ambasada.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!