Baza e NATO-s në Kuçovë, koloneli: SHBA është e vendosur ta kthejë Shqipërinë në qendrën e gjeopolitikës në Ballkan

schedule09:21 - 20 Mars, 2024

schedule 09:21 - 20 Mars, 2024

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të vendosura që ta kthejnë Shqipërinë dhe vendet ku jetojnë shqiptarët në qendrën e gjeopolitikës së Ballkanit Perëndimor”, kështu u shpreh koloneli Dritan Demiraj gjatë një interviste të zhvilluar në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News.

Koloneli Demiraj foli edhe për hapjen e bazës së NATO-s në Kuçovë, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme. Demiraj u shpreh se hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë e kthen Shqipërinë në qendër të gjeopolitikës së Ballkanit dhe kjo është shumë e rëndësishme për vendin si në aspektin politik, por edhe atë ekonomik.

“Hapja e bazës së Kuçovës dhe reforma sidomos dy vitet e fundit mund të them që po ndërmerren reforma cilësore dhe sasiore. Por krijimi i bazë së Kuçovës e kthen Shqipërinë në qendër të gjeopolitikës së Ballkanit dhe i jep një rëndësi të madhe pavarësisht popullsisë së saj dhe ekonomisë së dobët. Pra unë e mbështes”, tha ai duke shtuar: “SHBA dhe politika e tyre e jashtme është e vendosur për ta kthyer Shqipërinë, edhe vendet ku jetojnë shqiptarët në qendrën e gjeopolitikës së Ballkanit Perëndimor, pra asgjë nga këto veprime që po ndodhin nuk janë të rastësishme”, theksoi Demiraj.

/abcnews.al/