Të hënën fluturimet e Air Albania në aeroportin e Rinasit janë kthyer në normalitet. Udhëtaret thonë se nuk ka vonesa, por gjendja nuk ka qenë e tillë gjatë javës së kaluar, ku disa fluturime drejt Stambollit dhe Milanos u anuluan, sipas kompanisë për shkak se zogjtëe sulmuan një nga avionët.
Nga një vëzhgim që ABC News bëri, këtë të hënë një avion i Air Albania fluturoi drejt Milanos. Fluturimi i planifikuar në orën 12.50, vijoi normalisht, ndërsa pasagjerët thanë se nuk janë njoftuar paraprakisht për vonesa.
Gjatë fundjavës qindra udhëtarë u përballën me vonesa të gjatë në aeroportin e Stambollit në pritje për t’u nisur drejt Tiranës. Shumë prej tyre iu desh të prisnin mbi 24 orë deri në normalizimin e situatës dhe rikthimin e fluturimeve të kompanisë.
Në një reagim, kompania ajrore sqaroi se sulmi i shpendëve ndaj avionëve është i shpeshtë në këtë sezon, duke rezultuar me vonesa dhe anullime të fluturimeve.
Sipas kompanisë, dëmi i shkaktuar nga sulmi i zgjogjve u riparua dhe avioni është plotësisht operacional për të fluturuar./abcnews.al