Pranoi se vrau djalin e tij, burg përjetë për 59-vjeçarin në Greqi

schedule15:05 - 13 Mars, 2024

schedule 15:05 - 13 Mars, 2024

Një 59-vjeçar është dënuar me burg të përjetshëm në Greqi, pasi u shpall fajtor për vrasjen e djalit të tij 26 vjeç ditën e Krishtlindjeve.

Po ashtu është dënuar me 12 vite burg edhe djali tjetër ia autorit, 27 vjeç, të cilët kanë kryer krimin në bashkëpunim.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020, ditën e Krishtlindjeve në zonën Therisos të Heraklionit. Babai fillimisht deklaroi se kreu krimin për vetëmbrojtje, por gjatë seancës së sotme gjyqësore, 59-vjeçari ka pranuar krimin dhe ka kërkuar falje. Në lidhje me djalin tjetër të dënuar, ai ka thënë se nuk ka pasur gisht në ngjarje.

/abcnews.al