VIDEO/ Fermin e Cancelo, Barça ndëshkon dy herë “Blutë” e Napoli

schedule21:22 - 12 Mars, 2024

schedule 21:22 - 12 Mars, 2024

Nuk mund të kishte nisje më të mirë të sfidës, me “Katalanasit” e Barcelona, që kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës dhe jo një, por dy herë, duke qëndruar kështu me një këmbë, në fazën çerekfinale, të UEFA Champions League.

I pari që gjeti rrugën e rrjetës ishte “fantazisti” spanjoll, Fermin Lopez, i cili pas një pasimi të Raphinha, në brendësi të zonës dërgon topin në rrjetën e Meret, në minutën e 15′-të të sfidës dhe vetëm dy minuta më vonë, sërish braziliani Raphinha i cili lëshon një goditje potente, që përplaset në shtyllë, me topin që kësaj radhe kapet nga anësori portugez, Joao Cancelo, me këtë të fundit, që dërgon topin në rrjetën e italianëve. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN:

Goli i Fermin Lopez, 1-0

Goli i Joao Cancelo, 2-0