TIRANË- Gazetari Roland Qafoku i ftuar në “360 Gradë” me Artur Zhejin, tha se sa herë ka ndryshim të drejtorëve të Policisë, kjo është shoqëruar më pas me aksione dhe me arrestime në terren.
Ai shtoi se përkundër rasteve të goditura, Policia e Shtetit është shumë hapa mbrapa në krahasim me krimin e organizuar.
Sipas Qafokut, krimi i organizuar është sofistikuar në pajisje dhe veprime, ndërsa një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende me Policinë e Shtetit.
“Sa herë që ndërrohen drejtuesit e Policisë, ka një fushatë të tillë dhe realisht Policia e Shtetit e ka pasur këtë gangrenë. Krimi është sofistikuar, por policia nuk është sofistikuar. Krimi i organizuar është një hap para se Policia”, tha ai./ abcnews.al