Analisti Fatmir Sheholli përmes një lidhjeje ‘live’ për “Balkan Update” në ABC News, foli për vizitën e të të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar këtë javë në Prishtinë.
Sheholli tha se Escobar do të zhvillojë takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ku sipas tij do t’i shprehë pakënaqësitë kreut të qeverisë kosovare. Sakaq ai theksoi se Kurti është de facto i padëshiruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ajo që për ne është e pakuptimtë është neglizhenca e mesazheve që po marrin nga SHBA-të dhe BE. Kjo qeveri është duke i neglizhuar mesazhet që vijnë nga miqtë dhe aleatët tanë, SHBA. Me kë do të takohet Escobar? Do e marrim vesh të mërkurën, por kemi informata se Kurti de facto është në listën e të padëshirueshmëve të SHBA-ve. Do të ketë takim Escobar-Kurti, Bislimi dhe Osmani. Escobar do të takojë Kurtin për të shprehur pakënaqësitë që ka.“, tha ai.
Në lidhje me zgjedhjet për president në Shkup, Sheholli tha se “Është keqardhje që Kurti po vepron në këtë mënyrë. Ashtu si bëri dhe në Shqipëi. E ka punën llum në oborrin e vetë dhe merret me punën që nuk i takojnë. Edhe ajo përpjekja për atentat nga kryeministrit Kurti ishtë mashtrim. Në mulli të kujt i çon Kurti ujë? Pse po na fut në probleme mes shqiptarëve?!” /abcnews.al