Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Kina miraton ligjin që i jep Partisë Komuniste më shumë kontroll mbi Këshillin e Shtetit

schedule15:48 - 11 Mars, 2024

schedule 15:48 - 11 Mars, 2024

Parlamenti i Kinës rishikoi të hënën një ligj për t’i dhënë në mënyrë efektive Partisë Komuniste më shumë kontroll ekzekutiv mbi kabinetin e Kinës, Këshillin e Shtetit.

Ligji Organik i ndryshuar i Këshillit të Shtetit kaloi me 2,883 vota delegate, me tetë kundër dhe nëntë abstenime, gjatë ditës së mbylljes së Kongresit Popullor Kombëtar në Pekin, shkruan Reuters.

Kjo ihte e fundit në një seri masash në vitet e fundit që kanë gërryer gradualisht autoritetin ekzekutiv të Këshillit Shtetëror, të drejtuar nga Kryeministri kinez Li Qiang, i cili nominalisht mbikëqyr 21 ministritë qeveritare të Kinës, si dhe qeveritë lokale.



Ekspertët juridikë thonë se ndryshimi i Ligjit Organik të Këshillit të Shtetit për herë të parë që nga viti 1982 vazhdon një prirje të transferimit të më shumë pushtetit nga shteti në duart e Partisë, duke e lënë qeverinë të zbatojë me besnikëri direktivat e Partisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!