Babë e bijë në muzikë/ Pajtim dhe Elisa Struga rrëfejnë hapat e parë në skenë: E kemi pasion

schedule08:45 - 11 Mars, 2024

schedule 08:45 - 11 Mars, 2024

Pajtim dhe Elisa Struga, babë e bijë kanë treguar rrugëtimin e tyre në muzikë. Të ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ata kanë zbuluar se pasioni i tyre i madh ka bërë që t’i dedikohen dhe më shumë muzikës.

Pajtimi ka thënë se talentin e ka në gjak, nga dajat e tij korçar. Ndërsa, Elisa ka zbuluar se krahas muzikës punon dhe si mësuese informatike.

Në fillim doja të studioja për kanto, por ndryshova mendje rrugës dhe studiova IT dhe tani jam mësuese IT. Jam rritur që e vogël me këngë si ‘Napoloni’ apo ‘Sevdaja’, me këngë të vjetra dhe prandaj nuk zgjodha rrugë tjetër”, tha Elisa.

Edhe unë jam marrë me punë të ndryshme në fillim, deri në 2000 kam punuar te Valuta, pastaj i hyra biznesit dhe hapa restorantin tim. Ne rrjedhim nga një familje që e njohim muzikën, dajat e mi këndonin. Nënën me origjinë e kam nga Korça dhe ata prej andej janë”, u shpreh Pajtimi./abcnews.al