E ardhmja e Mehmetit, Partizani vendos për trajnerin

schedule20:49 - 30 Tetor, 2019

schedule 20:49 - 30 Tetor, 2019

Partizani ka vendosur për të ardhmen e Dritan Mehmetit, me këtë të fundit që do të drejtojë skuadrën B të “Demave të Kuq”. Mehmeti ka qenë një ndër emrat më të përfolur në mediet sportive ditët e fundit, për shkak të një zënke me trajnerin e parë të Partizanit, Franco Lerda.

Ishte e qartë se te stoli i “Demave”, kishte vend vetëm për njërin nga të dy dhe Partizani ka vendosur të dalë sërish në krah të Lerdës, duke e konfirmuar Mehmetin si trajnerin e ekipit B. Ditën e hënë, menjëherë pas ndeshjes kundër Kukësit, Mehmeti dhe Lerda kanë pasur një konfrontim fizik, ku nuk mungoi as përdorimi i grushteve.

Mehmeti iu bashkua Partizanit në fillim të sezonit 2018/19, ku punoi në krah të Skënder Gegës, duke i shpallur “Demat” kampionë të Shqipërisë. Më parë, Mehmeti ka punuar edhe te Dinamo e Korabi.

Te Partizani u bë dhe një rokadë, pasi Kalari, që ishte trajner i Partizanit B, ka kaluar tashmë në stafin e Lerdës, si ndihmës trajner./abcnews.al