Sektori bankar në Shqipëri po i kthehet gradualisht normalitetit, duke rihapur shumicën e filialeve të saj pas ndërprerjes së përkohshme të shërbimeve të shkaktuar nga protestat e dhunshme në kryeqytet.
Gjatë këtij procesi stabilizimi, do të qëndrojnë të mbyllura vetëm ato degë që kanë pësuar dëmtime materiale të rënda.
Për shkak të akteve të dhunës dhe dëmtimeve të qëllimshme, mbi 30 degë të bankave të nivelit të dytë u detyruan të ulin qepenat dhe të pezullojnë aktivitetin fizik për arsye sigurie./abcnews.al


