Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, ka njoftuar se Mbretëria e Bashkuar do t’i bashkohet SHBA-së në hapjen e një korridori detar emergjent në brigjet e Mesdheut të Gazës për të ofruar më shumë ndihma.
“Njerëzit në Gaza janë në nevojë të dëshpëruar humanitare. Ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Izraelit të lejojë më shumë kamionë në Gaza, si mënyra më e shpejtë për të marrë ndihmë për ata që kanë nevojë”, tha Cameron.
Njoftimi vjen një ditë pasi presidenti i SHBA-ve,Joe Biden zbuloi planet që ushtria amerikane të krijojë një port të përkohshëm për të sjellë ndihma shtesë në Gaza.