MAMURRAS-Një 25-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Mamurras, në rrethana të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, pak minuta më parë.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa 25 vjeçar Jurgen Ndreca ka marrë një plumb në shpatull.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit./ n.m.abcnews.al