Ministri i Jashtëm kinez: Lufta në Gaza, turp për njerëzimin

schedule08:46 - 7 Mars, 2024

schedule 08:46 - 7 Mars, 2024

Ministri i Jashtëm i Kinës  e quajti sot shkatërrimin humanitar të shkaktuar nga lufta Izrael/Hamas në Rripin e Gazës  gjatë pesë muajve të fundit një “turp për njerëzimin” dhe përsëriti thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm.

“Fakti që sot, në shekullin e 21, ne nuk mund ta ndalojmë këtë fatkeqësi humanitare është një tragjedi, është turp për qytetërimin,” theksoi Wang Yi gjatë një konference për shtyp.

Kreu i diplomacisë kineze siguroi se Pekini është në favor të përfshirjes “të plotë” të shtetit të Palestinës  në Kombet e Bashkuara.

“Ne jemi në favor të idesë që “Palestina të bëhet anëtare e plotë e Kombeve të Bashkuara”, tha Wang Yi.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!