“Objektivi është Kosova në NATO”, Ibishi: Duhet të kalojmë në një fazë tranzicioni para anëtarësimit

schedule16:29 - 5 Mars, 2024

schedule 16:29 - 5 Mars, 2024

Në 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Kosovës më 5, 6 dhe 7 mars organizon manifestimin “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Kjo pasi më 5 mars të vitit 1998 u shënua sulmi i tretë i forcave serbe ndaj komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jashari, familjes së tij dhe lagjes së Jasharëve në Prekaz të Skenderajt.

Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update”, eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi u shprehur lidhur me këtë ditë historike: “Është një festë e veçantë, jo vetëm e luftëtarëve, por e gjithë popullit shqiptar sepse kjo kulmoi me pavarësinë, atë që e kemi pritur ndër shekuj”.

Më tej, ai theksoi se objektivi kryesor i Kosovës, aktualisht është të bëhet pjesë e NATO-s, por duhet të kalojë në një fazë tranzicioni para anëtarësimi të plotë.

Sipas Ibishit, Shqipëria ka treguar se tashmë është një qendër e NATO-s në rajon pas hapjes së bazës ushtarake në Kuçove dhe në këtë mënyrë i jep “krahë” dhe Kosovës.

“Forcat e Kosovës kanë qene gjithë kohën në mbikëqyrjen e NATOS. Kështu që sfidat kanë qene të shumta, pasi ne nuk kanë njohur akoma katër vende anëtare të NATO-s. Megjithatë, mendoj që sfida kryesore për ne tani është të bëhemi pjesë e NATO. Mendoj që dhe vendet do ta kenë parasysh dhe do të miratojnë fazën e tranzicionit, përpara se ne të anëtarësohemi plotësisht.

Megjithatë Shqipëria tregon një përkushtim ndaj NATO-s pas dy samiteve dhe bazës ushtarake në Kuçovë, kështu që i jep krahë dhe Kosovës.

Baza ajrore në Kuçovë ka një vizion tjetër, jo vetëm ajror, por dhe një vizion ushtarak. Gjithashtu dhe me një rëndësi të veçantë dhe hapja e bazës në Porto Romano”, u shpreh eksperti i sigurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!