Kryeparlamentarja Lindita Nikolla gjatë fjalës së saj nga ceremonia e inaugurimit të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë tha se Shqipëria edhe pse është një vend i vogël ka dhënë një kontribut ty madh për sigurinë, paqen dhe stabilitetin.
Ndër të tjera ajo tha se një popull që ka pasur mungesë lirie bën çdo gjë për atë.
“Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë është një ditë domethënëse për Shqipërinë dhe popullin tonë. Nëse ka një vend anëtar të ri të aleancës që mbështet vendimet e saj, ky vend është Shqipëria. Shqipëria ka dëshmuar përkushtimin për paqen.
Jam ndjerë krenare kur kolegët më kanë shprehur admirim për këtë. Ky territor në asnjë kohë nuk i ka shërbyer paqes, sigurisë dhe stabilitetit siç po i shërben tani.”, u shpreh ajo. /abcnews.al