Bologna ka arritur të marrë një fitore fantastike me përmbysje ndaj Atalanta me shifrat 1-2.
Të parët që arritën të kalonin në avantazh ishin zikaltërit, pasi në minutën e 28’ gjetën golin me anë të Lookman.
Reagimi nga skuadra e Thiago Motta erdhi në pjesën e dytë, duke përmbysur gjithçka. Në minutën e 57’ Zirkzee gjeti golin e barazimit, ndërsa në minutën e 61’ ishte Ferguson i cili realizoi përmbysjen e madhe.
Bologna merr fitoren e radhës, duke u renditur tashmë në vendin e katërt të tabelës me 51 pikë, ndërsa Atalanta në vendin e gjashtë me 46 pikë./h.ll/abcnews.al