Zyrtarët izraelitë thuhet se bojkotuan bisedimet e sotme të paqes në Kajro pasi Hamasi refuzoi kërkesën e tij për një listë të plotë me emrat e pengjeve që janë ende gjallë.
Gazeta izraelite Ynet tha se “nuk ka asnjë delegacion izraelit në Kajro, pasi Hamasi refuzon të japë përgjigje të qarta”.
Uashingtoni ka këmbëngulur se marrëveshja e armëpushimit është afër dhe duhet të jetë në fuqi në kohë për të ndalur luftimet deri në fillim të Ramazanit – vetëm një javë larg.
Megjithatë, një zyrtar i Hamasit tha se ishte “e pamundur” që ndonjë gjë të përfundonte gjatë dy ditëve të ardhshme, duke pasur parasysh një numër pikash pengese ende për t’u kapërcyer. /abcnews.al